Gjatë kohës së qëndrimit në Bukuresht, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, kishte nderin që të takohet edhe me Jarosllav Ponderin – shefin e Zyrës së Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për Evropën, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe për projektet që do të vijojnë në periudhën pasuese, të ndërlidhura me këtë bashkëpunim.
Ndërmjet temave të diskutimit ishte edhe Konferenca aktuale e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), e cila po zhvillohet në format të shkëlqyer, si event i cili e përcakton fatin e ardhshëm të shteteve anëtare të Unionit, në kontekst të zhvillimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Aliti dhe Ponderi, u dakorduan se takimet e ardhshme konstruktive do të vazhdojnë edhe më tej, me qëllim që t’i definojnë hapat dhe prioritetet në kontekst në transformimit digjital.