Kroacia është goditur dje nga një stuhi e fortë shiu që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.
Trafiku në disa pjesë të Rijekës, përfshirë pjesën më të madhe të qendrës, është i bllokuar dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren. Raportohet se shkollat, muzetë, ndërtesat e rektoratit dhe policisë, shtëpitë dhe ndërtesat në të gjithë Rijekën u përmbytën… Makina të shumta ngecën në rrugët e përmbytura. Disa rrugë u zhytën plotësisht, transmeton rtv21.tv.