Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në portin e Pireut. Lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier frigoriferik.
Në total u gjetën 173 kilogramë kokainë e ndarë në 160 pako.
Operacioni për zbulimin e drogës u krye mëngjesin e së hënës.
Kontejneri kishte mbërritur në Pire nga Afrika e Jugut.
Sipas vlerësimeve të policisë, fitimet nga shitja e kokainës do të kalonin 6.000.000 euro.
Nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve po kryen hetimet paraprake dhe ka nisur tashmë bashkëpunimin me Autoritetet përkatëse jashtë vendit, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.