Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja, Bekim Emini mori pjesë në seminarin kushtuar mundësis së investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u organizua në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore. Në këtë seminar u diskutua për zhvillimin e ekonomisë së një vendi, respektivisht mundësitë investuese, si dhe kushtet për investitorët e huaj që i ofron vendi.
Theks të veçantë u vendos te Plani për rritje ekonomike që të mundësojmë trajtim të barabartë të të gjithë investitorëve pa dallim nëse janë vendas ose të huaj me masa që kanë për qëllim të përshpejtojnë rritjen dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë vendore përmes nxitjes së investimeve të reja, punësimeve të reja, mbështetjen e eksportit dhe Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
“Ne jemi të përkushtuar maksimalisht në krijimin e kushteve më të volitshme për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë”, theksoi në paraqitjen e tij drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja, Bekim Emini.