Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 68-vjeçarit banor i Haraçinës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1. si dhe vepër penale – Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 27 gusht, me revolen e tipit “Crvena zastava” me kalibër 7.65 mm që e mbante pa autorizim në shtëpinë e tij, i dyshuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e bashkëshortes. Derisa ka qenë duke pastruar armën, ka shtënë në drejtim të viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor në kokë, në pjesën e veshit.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit- ndalim daljeje nga vendbanimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar dhe konfiskim të përkohshëm të dokumeteve për udhëtim përcjell KlanM. Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe i caktoi të dyshuarit masat e nevojshme paraprake gjatë procedurës penale./KlanMacedonia/
Data 24.07.2025
Aktuale
- AKKVP kundërshton deklaratat e Petar Petkoviqit: Përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim
- Arben Taravari takim me kongresisten amerikane Nicole Malliotakis
- “Liri për Palestinën, stop gjenocidi”, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë
- Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia
- DPHM: Deri të shtunën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, nga e diela pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
- RENEA dhe Operacionalja zbarkojnë në Sarandë pas ngjarjeve kriminale! Në ndjekje të 5 personave të armatosur
- Gjashtë zjarre aktive dhe katër nën kontroll
- (VIDEO) Kryeparlamentari shtrohet në spital, gjendja e tij është stabile