Bashkim Uzairi nga Shipkovica e Tetovës ka qenë profesor i Gjuhës Angleze në shkollën e mesme Mosha Pijade – Tetovë që nga viti 2004.
Interesimi i tij për të qenë mësimdhënës rrjedh nga prindi i tij Profesor i Gjuhës Shqipë, Nexhmi Uzairi, i cili poashtu ka qenë mësimdhënës deri ne penzionim në një fshat në Malësi të Tetovës.
Përvoja e tij shumëvjeçare në arsim si dhe angazhimi i tij në shumë projekte të ndryshme arsimore në shumë vende të Evropës, ka qenë çelsi për suksesin e radhës që të jetë mësimdhënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më vitin 2021 Bashkim Uzairi bashk me familjen e tij (gruan dhe djalin e tij) udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ai për herë të parë do të ligjeroj gjuhën Angleze në një shkollë publike në Arizona. Gruaja e tij Ardiana Uzairi, gjithashtu mësimdhënënse e Muzikës në shkollën fillore Istigbal të Tetovës, do të angazhohet në grupin muzikor me aktivitete të ndryshme në të njejtën shkollë në Arizona.
Këtë vit akademik Bashkim Uzairi do të ligjëroj në një shkollë publiko-private në ishullin e Key West në Miami të shtetit Florida.
Zemërgjërësia e komunitetit Amerikan, prindërve, stafit të shkollës, nxënësve dhe bordit të shkollës është jashtzakonisht e madhe. Jemi shumë të mirëpritur nga të gjithë. Amerikanët janë populli më i edukuar, më i sjellshëm dhe progresiv në botë. Këtë sjellje madhështore jemi duke e përjetuar që ditën e parë dhe e përjetojmë çdo ditë.
Jemi shumë të knaqur, shumë të privilegjuar dhe shpresojmë që një ditë këtë përvojë tonën të inkuadruar direkt në sistemit edukativo-arsimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mund ta ndihmojmë dhe ta fusim në sistemin tonë edukativ në Maqedoni.