Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës, përcjell TV21. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër.
Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova.