Ministri Admirim Haliti miraton metodologjinë, në administratën shtetërore shqiptarët do të punësohen 31.5% shqiptarë, dhe jo 24.3%
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Haliti, i cili vjen nga radhët e partisë, Alternativa, ka miratuar metodologjinë sipas së cilës, prej tani në institucionet shtetërore do të punësohen 31.54 për qind shqiptar dhe jo sikurse deri tani që ka qenë 24.3%
Ministri Haliti, në përllogaritjet ka shtuar edhe popullatën jorezidentet, duke u bazuar në rezultatet nga regjistrimi i fundit, si dhe dy për qind nga 132 260 qytetarët të cilët janë regjistruar në bazë të burimeve administrative.
Sipas regjistrimit të fundit, realizuar në shtator të vitit të kaluar, në territorin e Maqedonisë së Veriut jetojnë 58.44% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 1.3% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.47% vlleh. 7.2%, ose 132.260 qytetarë janë regjistruar në bazë të burimeve administrative dhe ato nuk hyjnë në përqindjen e nacionaliteteve.
Sipas rezultateve nga regjistrimi jashtë vendit, 66.36% janë shqiptarë dhe 24.45% maqedonas.
Kur të mblidhen këta numra, atëherë 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3,98% turq, 2.34% romë, 1.18% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.44% vlleh. /SHENJA/
Data 06.02.2025
Aktuale
- Skemë e re e mbështetjes financiare për bujqësinë, Guvernatori Sejko: Bsh ka vënë në dispozicion një fond prej 25 mld lekësh! Ja përfitimet për sipërmarrësit
- Formohet Komision i posaçëm i cili do të përcaktojë lëshimet në proceset gjyqësore kundër 20-vjeçarit Vasil Jovanov
- Vazhdon fushata për bojkotin e marketeve të premten
- Mickoski: Duhet të luftohet moçali i korruptuar që mban peng vendin
- Familja Gërvalla shpreh keqardhje publike ndaj Haradinajëve pas polemikave
- EMRAT/ Falsifikonin dokumente identifikimi e më pas i shisnin, arrestohen në flagrancë 3 persona! Ja çfarë u sekuestrua
- Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s’ka më përkëdhelje nga ShBA-ja
- Limani: Kemi bërë punë të jashtëzakonshme në përmirësimin e infrastrukturës në Gostivar