Qendra për Menaxhim me Krizat ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 26 zjarre në territorin e Maqedonisë së Veriut. Zjarri në fshatin Vapila dhe në fshatin Sirula në Ohër është ende aktiv, ku po digjet pyll me pisha dhe dushk dhe vegjetacion i ulët ndërsa është intervenuar me një automjet zjarrfikës me tre zjarrfikës dhe tre persona të NP Pyjet nacionale “Galiçica”. Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Shupli Kamen në ambient të hapur, ku po digjet bar i thatë, ku është intervenuar ,e 1 automjet zjarrfikës dhe 4 zjarrfikës. Ndërkohë, zjarri prapa pompës së benzinës Detoil në autostradën Kumanovë drejt vendkalimit kufitar Tabanoc, ku digjej barë i thatë, është shuar./KlanMacedonia/
Data 18.09.2025
Aktuale
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët
- Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Mickoski: Ecja drejt BE-së është ndërtimi i institucioneve evropiane
- Skandal në Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin me levë para banesës, godet edhe bashkëshorten shtatzënë dhe nënën e tij