Gjatë mbrëmjes së kaluar (08/09.08.2022) në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 02:00 me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës është realizuar kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e SPB Manastir për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 30 shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.