Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon veprimin e nëpunësve të sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe të sigurimit të “Higjienës Komunale – Shkup” të cilët sot në mënyrë serioze i kanë shkelur të drejtat e gazetarëve Furkan Saliu dhe Avni Tahiri, përmes marrjes së dhunshme të pajisjes së tyre dhe ndalimin e paligjshëm kundër vullnetit të tyre.
Incidenti paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të gazetarëve dhe pengim në punën e tyre si dhe të drejtën për lëvizje të lirë. Kolegët Saliu dhe Tahiri kanë caktuar në mënyrë të rregullt një takim me përfaqësues të marrëdhënieve me publikun për një raport lidhur me çështjet e marrëdhënieve të punës në këtë institucion dhe kishin detyrimin t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarit, dhe jo t’ua merrnin pajisjet dhe t’i mbanin në mënyrë të paligjshme kundër dëshirës së tyre në hapësirat e ndërmarrjes publike.
Prandaj SHGM kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ta hetojë këtë rast dhe ta njoftojë opinionin për këtë veprim të palejueshëm ndaj gazetarëve nga nëpunësit e Ndërmarrje Publike “Higjiena Komunale – Shkup”. Përveç kësaj, kërkojmë nga drejtoresha e sapoemëruar e këtij institucioni, Kosana Mazneva, urgjentisht ta hetojë procedurën e të punësuarve dhe të nisë masa disiplinore nl kuadër të kompetencave të veta ligjore.