Në veri të Kosovës është lëshuar sërish alarmi para pak minutash.
Armend Shkoza ka publikuar një video ku dëgjohet alarmi, i cili është lëshuar që disa minuta.
“I biri im Leka po rritet me zërat e alarmit të luftës. Kambana po bie për ata që kanë vesh dhe që dëgjojnë. E ne do të dëgjojmë frazat e përsëritura “Juve Mitrovicës gjithë ua kena pa sherrin!”, ka shkruar Shkoza në videon e publikuar.
Sirenat e alarmit u dëgjuan sot edhe më herët që nga ora 16:00, gjë që ka bërë që serbët të grumbullohen dhe të shkaktohen tensione.
Si pasojë, policia e Kosovës ka bllokuar dy pika kufitare, atë në Jarinje dhe Bërnjak.
Po ashtu, policia ka konfirmuar se është gjuajtur me armë në drejtim të disa policëve dhe se qytetarët shqiptarë janë maltretuar.
Këto tensione filluan pas vendimit të Qeverisë Kurti 2 për reciprocitet me dokumentet serbe.