Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 268 shoferë.
Siç kumtoi policia, prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa është lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shpejtë se sa është lejuar. Me këtë rast, 130 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 138 jashtë vendbanimeve.
Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.