Një 40-vjeçar është plagosur mbrëmë nga një plumb qorr në Zhelinë të Tetovës. Siç informon policia e Tetovës, për shkak të plagëve, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Me datë 25.07.2022 në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një “plumb qorr” e
nga një arme zjarri. Ai është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.