Bashkëshortja e ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, Borkica Gruevska ka angazhuar avokaten Gabriela Jakshevski nga Shkupi për të proceduar kerkesen për divorc. Kërkesën e ka dorëzuar në Gjykatën themelore civile në Shkup.
Meqë gjykata nuk mundet ta gjejë Gruevskin, kërkesa për divorc është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Borkica u martua me Nikolla Gruevskin në vitin 2007 dhe është bashkëshortja e tij r dytë. Ata ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u arratis në mënyrë misterioze në Hungari, pasi Gjykata e dënoi disa herë në bazë të rasteve të hapura nga PSP, transmeton Almakos.
Çifti ka dy fëmijë, të cilët Gruevski, sipas disa mediave, nuk i ka takuar që ga viti 2018, pasi bashkëshortja e tij ka refuzuar të udhëtojë në Budapest ku është strehuar ai.