Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” është përshkallëzuar sërish mbrëmjen e sotme para Kuvendit.
Siç raportojnë gazetarët nga terreni, në kordonin policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit janë hedhur bomba tymuese, fishekzjarre dhe shishe. MPB-ja konfirmon se dy policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Marshimi protestues nisi para Qeverisë, nga ku protestuesit u drejtuan drejt Ministrisë së Jashtme ku lanë trëndafila para policisë dhe më pas vazhduan drejt Kuvendit.
Në udhëkryqin përballë sheshit Skënderbeu, në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ka pasur një përplasje mes protestuesve dhe një grupi njerëzish të tjerë nga ku dëshmitarë okularë pohojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.