Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në paraqitjen e tij në TV Sitel, në temën e ditës, i është drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
– Sot lexova një tekst, thotë, se si erdhi pikërisht një shqiptar në këtë moment të vështirë dhe një mjek me profesion për ta zgjidhur këtë problem. Ndaj mbase për këtë është sjellë me vetëdije, sepse nuk e kupton punën. Ju keni diplomatë karriere, diplomatë të lartë që janë krejtësisht të përjashtuar nga zgjidhja e këtij procesi, të cilët nuk do të lejonin kurrë precedentë të tillë siç po përjetojmë. Osmani le të merret me punën e tij parësore, të mos përdorë këtë lloj retorike se çdo shkop ka dy skaje. Populli maqedonas, edhe pse i duruar, gjithmonë ka ditur të tregojë integritet dhe të mbrojë atë që ishte e tij në momentet kyçe, theksoi Dimitrievski.