Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 163
Riinfektime: 24
Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
Të shëruar: 110
Testime: 922
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 800. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri dhe Manastiri.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 314.081
Të shëruar: 303.893
Të vdekur: 9.325
Testime: 2.081.796