Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka reaguar ndaj bojkotimit të punës së Komisionit Anketues mbi tragjedinë në spitalin modular të Tetovës dhe tragjedinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari, transmeton TS.
Sela përmes Facebook shkroi:
A i patë qyqarët sot?
Gjithë kohës i bëjnë thirrje prokurorisë që të hetojë krimet, ndërsa vetë e pengojnë çdo hap që shpie drejt hetimit.
Me muaj të tërë fshehin të vërtetën dhe fajtorët e tragjedive në Tetovë dhe Bullgari. Sot u zhdukën dhe nuk e panë të udhës të tregojnë as një pikë njerëzie dhe të diskutojnë për shkaqet e tragjedive. E vetmja gjë që dëgjuam për këto dy raste ishte “mos i politizoni rastet”.
Përskaj dhjetëra viktimave nga dy tragjeditë, e qindra të tjerëve si pasojë e krimit dhe korrupsionit të tyre, kukuvajkat u shqetësuan dhe vajtuan vetëm për rejtingun e tyre dhe pikët politike.
PO, ne po politizojmë krimin tuaj politik që qytetarëve ju sjell vdekje e tragjedi dhe do të luftojmë për të depolitizuar institucionet që ju i kriminalizuat.