I riu nga Shkupi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat bankare të ish bashkëshortes së tij, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 28-vjeçarit me iniciale M.S nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka shkelur nenin 274-b nga Kodi Penal.
“Konkretisht, gjatë muajit mars 2022, pasi paraprakisht i kishte siguruar të dhënat bankare nga kartela e pagesës së ish-bashkëshortes, i raportuari me të dhënat e marra ka kryer 11 transaksione në pikat e shitjes online, në vlerë të përgjithshme prej 13.684 denarë, prej të cilave 7 rezultuan të suksesshme dhe 4 të pasuksesshme, kështu ai ka arritur përfitim në pasuri në mënyrë të kundërligjor në shumë prej 9.095 denarëve”, thonë nga MPB.