Kryesia e Aleancës për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e dytë pas Kongresit, në të cilën profesoresha Vjollcë Berisha u zgjodh Sekretare e përgjithshme, ndërsa profesor Elmi Aziri, Sekretar Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, përcjell INA.
“Para anëtarëve të Kryesisë u njoftua se gjatë afatit të konkursit të të shpallur për kryetar dege, nga data 16.05.2022 deri me datë 23.05.2022, kanë aplikuar 45 kandidatura në gjithsej 28 dege.
Ditëve në vazhdim komisioni për përzgjedhjen e kandidaturave do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të intervistohen kandidatët”, thekson ASH.