Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të Gostivarit janë vetëparaqitur 4 persona, të cilët paraprakisht kanë qenë të raportuar për sulm fizik ndaj një 27-vjeçari.
“Dje (01-qershor) në ora 18:30 në stacionin policor të Gostivarit, janë vetëparaqitur personat P.S. (40), N.P. (37), S.M. (34) dhe I.M. (37) të gjithë nga Gostivari, të cilët kanë qenë të denoncuar nga 27-vjeçari E.R. nga Dobërdolli i Gostivarit se rreth orës 18.00 e kanë sulmuar fizikisht në rrugën e ,,Ilindenit“ në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.