Në Gostivar së shpejti hapet Qendra multifunksionale për shërbime sociale, përmes së cilës do të jepet ndihmë dhe përkujdes për personat me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, njofton in7
Kjo qendër e cila për herë të parë hapet në vendin tonë, do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Autizëm e cila është në ndërim e sipër.
Nga kjo qendër do të shërbejë për të gjithë rajonin e Pollogut dhe do të aftësojë personat me nevoja ndryshe për tregun e punës.
Poashtu, në kuadër të kësaj qendre hapet edhe një kuzhinë për ushqim të shëndetshëm, e cila do të shërbejë ushqime për personat me aftësi ndryshe, nxënësit nga klasa e parë deri të tretën dhe kategori tjera të qytetarëve. Nga kjo kuzhinë, do të dalin edhe kuadro të cilët nesër do të shërbejnë si kuzhinjerë profesionistë nëpër restorante dhe hotelet e Gostivarit.
Projektin e realizohet në bashkëpunim me UNDP dhe Ambasadën e Zvicrës në RMV./in7.tv/