Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, ka ftuar autoritetet që të kompensojnë banorët dhe bujqit e Tetovës për dëmet që pësuan nga vërshimet që ndodhën diten e diel në këtë qytet, shkruan gazeta LAJM.
“Tetova është shndërruar në qytetin që çdo të nesërme e pret me ankth se çfarë fatkeqësie do të ndodh. Nuk do të duhej të kishte ndodhur kështu, por për fat të keq kështu është duke ndodhur. Tetova për fat të keq është shndërruar në qytetin që furnizohet me ujë me bidon, Tetova me rrethinë, ndërkaq preket shpesh nga vërshimet dhe kjo për shkak të faktit që sidomos kushteve jo të përshtatshme infrastrukturore, gypave jo të përshtatshëm të cilët janë venduar për të njejtin qëllim. Pas vërshimeve unë do të kasha bërë thirrje deri tek autoritetet që duhet të bëjnë vlerësimin e dëmëve që u janë shkaktuar banorëve atje, bujqëve nëpër fusha sepse ka të dhëna që edhe dëmet nëpër shtëpi të banorëve janë të shumta, por edhe dëmet e bujqëve janë të shumta që të merr kuptim edhe tatimit që e paguajnë vazhdimisht qytetarët, qoftë edhe tatimit në pronë”, tha deputetja Ilire Dauti për gazetën LAJM.