Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, si çdo vit xhamia e fshatit Rashçe në Komunën e Sarajit, me imam, Emran Hoxha, ka organizuar Iftarin Tradicional bashkë me rininë e fshatit.
“Le të hanë agjëruesit iftar bashkë me ju, le ta hanë ushqimin tuaj të devotshmit dhe të luten engjëjt për faljen tuaj!” (Musned, 3:138) “Faleminderit të gjith juve që kontribuat për iftarin e veçantë në mënyra të veçanta, iftar i cili do të mbahet mend.
Zoti ju shpërbleft të gjithve për mundin që dhat nga vetja juaj që ky iftar ta jep kuptimin e vet.
Gjë që nuk ka send që e përshkruan atë që e përjetoi shpirti. Falenderoj donatorin e Iftarit, rininë për organizimin dhe familjet tona që na i mundësuan kushtet për përgaditjen e iftarit. Allahu ju shpërbleftë me të mira inshallah“ – ka deklaruar imami nga Rashçja, Emran Hoxha.