Nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Strumicë është privuar nga liria PE (46) nga fshati Murtino, Strumicë. Konkretisht, në orën 09.30, pranë vendit të quajtur “Gereno” në zonën e fshatit Murtino, punonjësit e policisë zbuluan një vend të improvizuar për kultivimin e marijuanës, ku u gjetën 62 vazo të mbjella me marihuanë, me lartësi 30 deri në 50 centimetra.
Në koordinim me prokurorin e Strumicës dhe me urdhër të gjykatësit është kryer bastisje në shtëpinë e J.P. dhe në hapësira të tjera, ku janë gjetur 187 fara të kanabisit, 20 plumba, vaj nga kanabisi, bimë kanabisi dhe mjete të tjera”, qëndron mes tjerash në njoftim.
Ndaj J.P. do të shqiptohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të rastit.