Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi përshkak se kanë gjetur lëndë narkotike. Ata janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallçzime penale sipas nenit përkatës.
Sot (29.03.2022) në ora 00:45 minuta dhe në ora 01:00 në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup i kanë privuar nga lira F.S. (26) dhe K.Ç. (36), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e F.S, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe terezi dixhitale. Derisa, gjatë kontrollimit të automjetit ”honda”, me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e ka drejtuar K.Ç., është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 215 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e MPB-së.