Një oficer i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut është dërguar në kuadër të misionit KFOR në Kosovë, por është kthyer mbrapa me urdhër të NATO-s. Këtë skandal e ka publikuar sot deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Mile Lefkov, shkruan Almakos.
Sipas tij, bëhet fjalë për oficer i cili është dërguar me lidhje politike edhe pse nuk ka pasur certifikatë sigurie. Lefkov ka theksuar se ai është nga fshati Murtinë i Strumicës, fshat nga i cili është edhe ish kryeministri Zoran Zaev.
KFOR ka vendosur ta kthejë mbrapsht oficerin në fjalë, pas pesë muajve të kaluar në Kosovë.
“Parashtrohet pyetja se kush do të paguajë 50 mijë euro harxhime që janë bë për rroga dhe për logjistikë”, ka pyetur deputeti Lefkov, duke kërkuar nga ministrja Sllavjanka Petovska që të reflektojë lidhur me rastin.
VMRO DPMNE thotë se ky nuk është rasti i parë, por se rast të ngjashëm ka pasur edhe me një ushtarak nga Maqedonia e Veriut në misionin ISAF në Afganistan.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën
- Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit
- BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin
- Rekordi i pabesueshëm: Gruaja që vrapoi zbathur mbi tulla Lego në kohën më të shpejtë
- VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi
- Motoçiklisti dhe pasagjeri i tij lëndohen rëndë në aksident në rrugën “Kemal Sejfulla”
- (VIDEO) 30 vjet marrëdhënie diplomatike RMV – SHBA, Ageler kërkon zgjerimin e luftës kundër korrupsionit
- Shtetasi bullgar ndalohet në VK Dellçevë – tejkalon qëndrimin dhe kapet me dokumente të dyshimta