Ministri për diasporën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemal Çupi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, kanë përfunduar vizitën e tyre të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas takimeve të shumta dhe mikëpritjes së ngrohtë, vizita e Çupit dhe Eminit ka rezultuar edhe më e suksesshme nga që kishin pritur dhe planifikuar.
Ministri Çupi dhe drejtori Emini takimet i kanë filluar me komunitetin dibran në shtetin e Nju Jorkut, SHBA, komunitet që është më i madh në Nju Jork se në vendlindje në Dibër. Gjatë kësaj vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, ata zhvilluan një takim me “Shoqatën Atdhetare Dibra„ (SHAD).
Takimi kishte karakter informativ, ku përmes një prezantimi interaktiv, me pika konkrete u potencuan të gjitha mundësitë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ofron për diasporën, por u shpalosën edhe disa nga projektet për diasporë që do iniciohen prej shoqatës dhe do mbështeten nga Ministri për diasporë dhe institucionet relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut ofron lehtësime të shumta për investimet e diasporës
Kryefjala e të gjitha takimeve të realizuara ka qenë kontributi historik i diasporës tonë për vendlindjen në kohë tëvështira dhe lehtësimet që tani vendlindja i ofron për investimet e diasporës, si mënyrë për të kompensuar atë kontribut të diasporës.
Kjo qasje e ministrit Çupi dhe drejtorit Emini ka ngjallur interes edhe në mesin e biznesmenëve më të njohur në Nju Jork, që janë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Në mesin e tyre ishte edhe biznesmeni Selim Turhan Rusi, i cili me kënaqësi realizoi takim me zyrtarët e lartë nga vendlindja, ku u shqyrtuan mundësitë për bazshkëpunim të ndërsjellë.
Takimi u realizua në shtëpinë e tij madhështore në Staten Island të New York-ut, e cila njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë” në Nju Jork, e pagëzuar me këtë emër nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Znj.Hillary Clinton . Shtatë vite më parë në këtë shtëpi Sal Rusi organizojë një fushat për mbledhjen e fondeve për kandidaten për presidente të SHBA, Hillary Clinton.
Selim (Sal) Rusi është një sipërmarrës me shtrirje biznesore të gjerë në Amerikë por vitet e fundit edhe në vendin tonë, si partner i kompanisë KFC për tërë Ballkanin, me mbi 800 punësime momentale dhe shumë partneritete të tjera me kompani gjermane. Ministri Çupi me këtë rast i ndau atij një mirënjohje me dedikim për kontributin e tij në punësimin e qindra qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut si në Shtetet e bashkuara të Amerikës po aq edhe në vendlindje dhe për lobimin e tij permanent të çështjes kombëtare, duke qenë se është edhe konsull nderi në Republikën e Shqipërisë
Pas këtij takimi ministri Çupi theksoi se diaspora shqiptare është një shkollë edhe fetare edhe kombëtare dhe politike për ne
“ Shpresojmë që krahas të mirave ekonomike që i perfitojmë nga ata, të kemi guximin të kërkojmë edhe ndihmë në udhëheqjen e mire.”
Drejtori Bekim Emini tha se Selim Rusi njihet si një prej biznesmenëve më të suksesshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.
“Ky ishte takim me një personalitet me një sfond patriotik dhe atdhedashës, me vlera të larta dhe me arritje shumë të medha në sferën e biznesit! E veçanta e kësaj pritjeje ishte se në shtëpinë e z.Selim Rusi, simbol i dedikimit së mikpritjes tradicionale shqiptare, u bisedua gjerësisht për kontributin e ndihmën e shqiptarve nga vendorigjina e tyre, një shembull që duhet ndjekur edhe nga njerëzit që merren me politikë në trojet tona”, theksoi Emini
Diaspora në Amerikë nuk do të ketë më probleme për t’u furnizuar me pasaporta të Maqedonisë së Veriut
Nga Nju Jorku takimet kanë vazhduar në Nju Xhersi, ku Çupi dhe Emini janë takuar me Konsullin gjeneral të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Jork Jordan Panev dhe me kosullin Nikolla Gjorçev.
“Në takim u bisedua për temat lidhur me shërbimet sa më efikase konsullore ndaj diasporës, ku theksi u vendos në thjeshtësimin e procedurës për lëshimin e pasaportave biometrike përmes stacionit bazik që është vendosur në këtë konsull, ku tashmë brenda muajit qytetarët tanë që jetojnë në SHBA mund të pajisen me pasaporta të reja.
Gjithashtu u bisedua edhe për shumë tema lidhur me projektet e ndryshme të diasporës ku zyrtarët e konsullatës shprehën gatishmëri dhe bashkëpunim”, u theksua pas këtij takimi.
Ata morën pjes edhe në promovimin e librit ,,Ambasador i Pushtetit të butë” i autorit Mal Berisha , promovim ky në kuader të Federates Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” –Bronx, New York!
Në të gjitha takimet e realizuara u diskutuan mundësitë për arritjen e një bashkëpunimi më të afërt, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërtimit, konsulencës etj.
Këto takime pritet të pasohen me aktivitete të tjera në muajt në vijim.