Burime nga Spitali Psikiatrik në Bardovcë të Shkupit thonë për Almakos se një pjesë e të punësuarëve janë duke u përballur me kërcënime dhe mobing për shkak se kërkojnë të drejtat dhe kompensimet që u takojnë.
Jozyrtarisht merret vesh disa të punësuar që i takojnë personelit të mesëm që kujdestaron në këtë spital, janë revoltuar dhe kanë ngritur padi ndaj Spitalit, duke kërkuar kompenzim për punën e bërë jashtë orarit.
“Këta të punësuar ndërkohë janë thirrur nga motra kryesore dhe juristi të cilët i kërcënojnë dhe u bëjnë mobing për të marë vesh se kush i ka organizuar të ngrejnë padi kundër spitalit”, thotë njëri prej të punësuarëve duke na lutur të mos e publikojmë identitetin e tij.
Ai sqaron se të punësuarit kanë punuar edhe me pacientë të infektuar me Kovid, kanë bë kujdestari, por kanë qenë të detyruar që të heshtin nga frika se do të largohen nga puna, deri sa u ka ardhur “te hunda” dhe kanë vendosur të flasin dhe të ngrejnë padi.
Përfaqësuesit e Spitalit pritet të dalin me sqarim lidhur me këto informata.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën
- Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit
- BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin
- Rekordi i pabesueshëm: Gruaja që vrapoi zbathur mbi tulla Lego në kohën më të shpejtë
- VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi
- Motoçiklisti dhe pasagjeri i tij lëndohen rëndë në aksident në rrugën “Kemal Sejfulla”
- (VIDEO) 30 vjet marrëdhënie diplomatike RMV – SHBA, Ageler kërkon zgjerimin e luftës kundër korrupsionit
- Shtetasi bullgar ndalohet në VK Dellçevë – tejkalon qëndrimin dhe kapet me dokumente të dyshimta