Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Antikorrupsion është hapur një rast i veçantë. Sipas anëtarit të Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, një kompani inekzistente ka fituar 90 tenderë për mirëmbajtje të ashensorëve. Tenderët i ka fituar edhe në spitale shtetërore, në periudhën 2018-2022.
Georgiev tha se kjo kompani ka konkuruar në tenderë me dokumentacione të falsifikuara, si dhe me sertifikat të falsifikuar nga Kroacia.
Dyshimet lidhur me funksionimin e kësaj kompanie për mirëmbajtje të ashensorëve janë paraqitur kur ka konkuruar në tender të shpallur nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit.
Pas verifikimeve të bëra, nga Kroacia ka ardhur njoftim se sertifikati është i falaifikuar.
Nga Komisioni për Antikorrupsion thonë se nuk guxojnë ta publikojnë emrin e kompanisë në fjalë, por kërkojnë nga Prokuroria Publike të reagojë sa më shpejtë me qëllim që rasti të marë epilog gjyqësor./Almakos
Data 13.09.2025
Aktuale
- Motoçiklisti dhe pasagjeri i tij lëndohen rëndë në aksident në rrugën “Kemal Sejfulla”
- (VIDEO) 30 vjet marrëdhënie diplomatike RMV – SHBA, Ageler kërkon zgjerimin e luftës kundër korrupsionit
- Shtetasi bullgar ndalohet në VK Dellçevë – tejkalon qëndrimin dhe kapet me dokumente të dyshimta
- Dy të mitur kapen në Kumanovë me objekte të forta, sulmojnë policin
- Tentativë për djegie automjetesh në Konjarë e Poshtme, Kumanovë
- Vdekja e një qytetari në Shkup, zbulohet se nuk lidhet me aksidentin rrugor
- Zjarr në Trubarevë, e shuajnë disa ekipe, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në Lisiçe
- Prej nesër pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima