Kryeministri Albin Kurti po qëndron sot në Antali të Turqisë ku po merr pjesë në Forumin për Diplomaci.
Ai nga atje ka folur për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
Kurti heksoi se kundërshtojnë pushtimin rus të Ukrainës.
“Ne jemi kundër okupimit. Ne mbështesim plotësisht luftën nacionalçlirimtare të Ukrainës”, tha ai.
Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”.
Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.