“Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës publike bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej 500 mijë eurosh.
Aksioneri Shkëlqim Devolli ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore.
“Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret. Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit edhe për ndihma të tjera, si financiare ashtu edhe me mallra”, është shprehur Devolli.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/03/devolli.jpg.webp)
Kryeministri Kurti ka ftuar qytetarët dhe donatorët e tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore, duke themeluar “Fondin e Sigurisë” në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas të parit të qeverisë, mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.