Gjatë ditës së djeshme (01.03.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 140 shoferë, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 82 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 58 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Data 19.08.2025
Aktuale
- Publisher of News 24 and Panorama Group receives death threats due to his duty
- Dr.Sashko Kedev: Në klinikat private pacientët operohen dhe u vendosen stendat pa asnjë nevojë
- Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca
- (VIDEO) Mexhiti dhe Osmani premtojnë modernizimin e komunës me arkitekt botëror
- Ivanovska pas marrjes në pyetje në Prokurori: Jam akuzuar se gjoja mënyra në të cilën i kemi hapur lëndët në KSHPK
- Kërcënohet me jetë për shkak të detyrës botuesi i “News24” dhe “Panorama Group”
- (VIDEO) Mexhiti dhe Gjeorgjievski të sigurtë: Ska nevojë për panikë
- Urgjenca e konstituimit të Kuvendit: Çfarë pritet të ndodhë të mërkurën?