Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklarata e disa hoxhallarëve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Thaçi thotë se Bashkësia Fetare Islame duhet të prononcohet me qëndrim zyrtar që mos të lë hapësirë për manipulime.
Thaçi në ClickPlus rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e cila ka vrarë myslimanë në shumë shtete.
“Ata që flasin, glorifikojnë Putinin, mendojnë për kalifat, janë manipulant parekselancë, jo atyre, sepse e dinë, me vetëdije manipulojnë, vetëm popullatës tonë që është 90 e diçka për qind mysliman t’u përkujtoj, masakruesi kryesorë i opozitës liberale siriane është Putini me Assadin”, tha mes tjerash Thaçi.