Miliarderi i SpaceX, Elon Musk ka aktivizuar shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë pas apelit të Zëvendëskryeministrit Mykhailo Federov që Ukrainës të mos i ndërpritet interneti.
“Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas! Ne ju kërkojmë t’i siguroni Ukrainës stacionet Starlink”.
Musk u përgjigj 10 orë pas lutjes së Federov dhe siguroi se shërbimi është aktivizuar në Ukrainë.
Përgjigjja e Musk shpejt tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit, ekspertëve dhe shumë profileve të larta në Twitter.
Biznesmeni amerikan Jeremy Padaëer tha: “Ukrainasit kanë akses në sistemin më të shpejtë të internetit satelitor të krijuar ndonjëherë.”
Fedorov më vonë falënderoi Elon Musk dhe ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova për këtë vendim.
Starlink operon me më shumë se 2000 satelitë që lehtësojnë aksesin në internet në të gjithë planetin. Aktivizimi i shërbimeve Starlink do të anashkalonte përpjekjet e Rusisë për të shkëputur shërbimin e internetit në Ukrainë.