Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore janë neutralizuar “me armë me precizitet të lartë”.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se operacioni special ushtarake ndaj rajonit Donbas në lindje të Ukrainës nuk përbën kërcënim kundër civilëve në vend.
“Në Ukrainë infrastruktura ushtarake, sistemet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore janë neutralizuar me armë me precizitet të lartë”, theksohet në deklaratën e ministrisë./AA