Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim drejtuar kombit ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, pas intensifikimit të veprimeve ushtarake që nga mëngjesi i hershëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Zelensky në fjalimin e tij po ashtu njoftoi heqjen e dënimeve për çdo qytetar që është në gjendje të marrë armët për mbrojtjen e Ukrainës.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë ashpër, armiku po pëson humbje dhe do të pësoj edhe më shumë, sepse ata kryen invazion ndaj vendit tonë”, deklaroi Zelensky në një konferencë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.
Zelenski gjithashtu i bëri thirrje popullit të Rusisë të protestojë.
“Për të gjithë ata që nuk e kanë humbur ende ndërgjegjen, është koha të dalin dhe të protestojnë kundër kësaj lufte. Kundër luftës me Ukrainën”, tha Zelenski.
Në orët e hershme të mëngjesin të sotëm u dëgjuan shpërthime në disa provinca të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, kurse disa automjete ushtarake thuhet se kaluan kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi të enjten herët në mëngjes ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë pasi të hënën njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Donetsk dhe Luhansk, të dyja në Ukrainën lindore. Njohja provokoi dënime ndërkombëtare dhe shpalljen e sanksioneve më të rrepta kundër Moskës.
Putin kishte vendosur më shumë se 100 mijë trupa ruse rreth Ukrainës në muajt e fundit, por vazhdimisht ka mohuar