Sot (20.02.2022) në periudhën kohore nga ora 01:30minuta deri më 04:30 minuta nëpunsë policorë të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë realizuar kontrollim aksional në katër klube nate dhe kabare në Manastir. Gjatë kontrollit, në dy klube nate është gjetur drogë (materie në gjendje pluhuri dhe marihuanë) dhe do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, një person ka përdorur Covid certifikatë të rrejshme dhe për këtë do të parashtrohet kallëzim penal adekuat deri te Prokuroria kompetente dhe kundër një pronari të objektit i cili ka drejtuar kërcënime ndaj nëpunësve policorë. Poashtu do të parashtrohen edhe kallëzime adekuate për arsye se në klub nate i pranishëm ka qenë edhe një person i mitur pas orës 24:00, kurse janë konstatuar edhe kundërvajtje në bazë të Ligjit kundër duhanpirjes. 42 persona janë lëshuar të hyjnë në katër objekte gastronomike pa posedimin e Covid certifikatës dhe ato objekte janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Poashtu, janë konstatuar edhe raste për mosdhënie të faturës fiskale, kurse nga ana e Inspektratit Shtetëror të Punës janë konstatuar edhe 27 kundërvajtje për persona në punë pa marrëveshje të punës.
Kontrollimet aksionale do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.