“Grupi i 4-të i punës mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjatë ditës së djeshme mbajti takimin e dytë të punës. Me përmbushjen e propozim ideve dhe projekteve konkrrete u përmbyll faza parapërfundimtare deri në nënshkrimin e memorandumeve.
Sfera e kulturës, arsimit, turizmit aktiviteteve rinore dhe sportive do jenë në fokus të angazhimit të përbashkët me çka do kontribohet në promovimin e vlerave të mirëfillta bashkëkohore.
Mbetemi të përkushtuar dhe konfirmojmë se vetëm duke bashkëpunuar e rrugëtuar së bashku plotësojmë mozaikun e bukur të bashkëjetesës dhe jetësojmë ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane” – shkruan Daim Luçi zëvendës ministër i Kulturës.