Ajo është shprehur se nata e sotme është shumë ë rëndësishme, sepse është folur si moment kur Rusia mund ta filloj sulmin e saj ndaj Ukrainës.
“Nata e sotme është shumë e rëndësishme në Ukrainë. Është ajo për të cilën është folur aq shumë se mund të presim se mund të ketë një sulm nga Rusia”, tha ajo, përcjell lajmi.net
Mundësitë janë këto në rast të një sulmi rus ndoshta do shohin të goditen objektet me rëndësi strategjike në Kiev, objekte të qeverisë, gardës etj.
“Pjesa më e madhe e tyre janë në zona të banuara gjë që do të thotë se do kishim viktima” u shpreh ajo.
Ajo tha qytetarët janë kundër këtij konflikti i cili mund të shpie në luftë, dhe se nuk mund të përjashtohet një ngjarje e ngjashme me atë të Krimesë.
Ajo deklaroi se: “Nëse do të hynin nga Donbass do të ndodhte i njëjti skenar si në Krime që do të ishte aneksim.”
Të gjithë qytetarët duan paqe por nga ana tjetër thonë që lufta ka kohë që ka filluar, pasi ka filluar me Krimenë.
“Pastaj ka filluar me Donbassin. Qytetarët e Ukrainës kërkojnë paqe dhe një zgjidhje paqësore.”
Ajo tha të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund t’i bashkohën ushtrisë dhe nëse do mblidhëshin të gjithë atëherë do bëheshin rreth 16 mijë ushtarë.
“Këtu të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund të shkojnë për t’u mobilizuar në ushtri. Për të qenë korrekt nuk bëhet fjalë për provokim rus por nga separatistët rus.Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona.”
Nëse në rast se do të kemi një sulm sonte apo në ditët në vijim nga Rusia atëherë mund të flasim për forcat ruse brenda Ukrainës.
“Deri tani është kështu. Kemi separatistë në zonën e Donbassit”, tha Karadaku.