Zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqyr Abedini nga radhët e Alternativës, ditën e sotme ka realizuar një takim një takim pune në Kombinatin e duhanit në komunën e Prilepit, shkruan InfoShqip.
Gjatë takimit janë diskutuar problemet me të cilat hasen prodhuesit e duhanit dhe kërkesat e tyre. Kërkesat e prodhuesve të duhanit janë rritja e çmimit dhe sasisë që kërkohet nga ana e blerësit.
Gjithashtu, në fund të takimit zëvendës ministri ka vizituar edhe Policinë Pyjore të Prilepit, ku hasi me mungesë të mjeteve për realizimin e punës, për të cilat premtoi se duhet të sigurohen për të pasur një polici pyjore që mbron pyjet e ambientin tonë.