Shkupi Danella Arsovska premtimet e dhena para zgjedhjeve po i vë në funksion.
Fillimisht në 82 ditët e para si projekt më të rëndësishëm, Arsovska veçoi aksionin e madh për pastrimin e deponive të paligjshme në të gjitha vendbanimet e qytetit dhe se në fillim të aksionit u identifikuan 120 deponi të paligjshme, ndërsa deri më tani janë pastruar 150 deponi.
Një ndër premtimet parazgjedhore ishte edhe rrethrotullimi në hyrje të Sarajit.
Ju informojmë se Qyteti i Shkupit sipas sistemit elektronik per prokurim publik, shpall konkurs për furnizim publik për përpunimin e proektit ideor të komunikacionit për rrethrotullim tek ura në Saraj. Më shum informacione në lidhje me lëndën e furnizimit ose nëse jeni të interesuar të merni pjes në këtë procedurë, mund të keni qasje nëpërmjet linkut :
https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Home.aspx#/home
dhe mund ta merni dokumentacionin e publikuar bashkë me konkursin.