Edhe sot opozita e pamundësoi shqyrtimin e propozim-ligjit për mësimdhënësit në Komisionin kuvendor për arsim. VMRO-DPMNE vlerëson se përmes këtij ligji nuk ka rritje rrogash për mësuesit, por partizim të arsimit!
“Ky është ligj përmes të cilit LSDM parasheh punësim të mësimdhënësve me kohë të pacaktuar, pa stazh pune, me çka ndërpritet një prej mekanizmave për kontroll të cilësisë dhe mundësohet partizim në arsim”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.
Nga LSDM sjelljet deputetëve të VMRO-DPMNE-së i quajtën të turpshme dhe në dëm të mësuesve.
Kjo shumicë parlamentare do të bëjë gjithçka që të mos lejojë suksesin e destruksioneve dhe bllokadave të VMRO-DPMNE-së dhe të miratohen ndryshimet ligjore që janë për rritje të vazhdueshme të rrogave të mbi 27 mijë mësimdhënës të arsimit të mesëm dhe fillor dhe punësim afatgjatë për 4,700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionistë”, thotë Sanella Shkriel, LSDM.
Nga opozitarja Aleanca për Shqiptarët thonë se LSDM e BDI refuzuan amendamentin e tyre për rritjen e pagave në arsim, ndërsa tani derdhin lot krokodili.
“Xhepi gjithnjë e më tepër i ngarkuar i qytetarit me shpenzimet e rritura të vazhdueshme nuk pret të tilla situata që ju do mendoheni do të harmonizoheni dhe gjersa në fund të vini me konstatim të cilin ja sot drejtpërdrejt, në mënyrë shumë të hapur e kërkon ASH”, thotë Ilire Dauti nga ASh.
Kjo seancë e këtij komisioni ka nisur që në maj të 2021-shit, ndërsa ka vijuar vetëm me vërejtje dhe procedurale. Në rendin e ditës janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit.