Ushtria ukrainase njoftoi vrasjen e një ushtari të saj mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi nga separatistët pro-rusë.
Denis Pushilin, udhëheqësi i Donetskut, pohoi se ka nënshkruar tashmë dekretin për mobilizim dhe u bëri thirrje burrave “të aftë të mbajnë një armë në duart e tyre”, që t`i drejtohen shtabeve ushtarake. Menjëherë pas tij, një tjetër lider separatist, Leonid Pasechnik, nënshkroi një dekret të ngjashëm për Republikën Popullore të Luhanskut. Autoritetet separatiste njoftuan një ditë më parë planet për të evakuuar rreth 700,000 njerëz, duke përmendur frikën e një sulmi të afërt nga forcat ukrainase – një akuzë të cilën Kievi e mohoi kategorikisht. Mijëra vetë u larguan këtë mëngjes nga Donetsk dhe evakuimet, vazhdojnë. Ushtria ukrainase njoftoi se ka regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore në mëngjes, pas 66 rasteve në 24 orët e mëparshme. Autoritetet separatiste ndërkohë pretendojnë se orët e para të ditës së sotme në disa fshatra janë lëshuar predha, sic thonë ata, nga trupat ukrainase.Top Channel