Presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten në mbrëmje, është shprehur i bindur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta pushtojë Ukrainën.
“Të jemi të qartë, ju jeni i bindur që presidenti Putin do ta pushtojë Ukrainën, a është kjo ajo që sapo thatë?” ishte pyetja e një gazetari drejtuar Bidenit në konferencë. Përgjigja ishte e prerë: “Po”.
Bideni ka thënë se Rusia po mundohet të përdorë dezinformata për të pasur një pretekst për të pushtuar Ukrainën.