Јаvën e kaluar (03/04/.02.2022) filloi edhe një Aksion operativ, në bazë të prioriteteve të përcaktuara për përmirësimin e sigurisë publike, posaçërisht ndërmjet nxënësve në shkolla dhe në transportin publik, si dhe respektimin dhe zbatimin me përpikëri të ligjeve, në tërë territorin e shtetit, në të cilin marrin pjesë të gjithë sektorët e punëve të brendshme.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 719 automjete të cilat kryejnë transport publik të automjeteve në shkolla në 212 lokacione, gjtë të cilit janë konstatuar 44 vepra penale sipas nenit 284-a për kryerjen e transportit publik pa dokumentacion adekuat, dhe 121 kundërvajtje në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, Ligjin për automjete, Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, e të ngjashme.
Nga trafiku janë përjashtuar 34 automjete për shkak të parregullësive teknike dhe parregullësive tjera. Gjatë kontrollit në rajonet e të gjitha sektorëve të punëve të brendshme janë legjitmuar 4835 nxënës të moshës madhore të shkollave të mesme, kurse janë realizuar edhe 4.386 kontrollime tek nxënësit, në lidhje me respektimin e Ligjit të armëve, Ligjit për të drejtet e fëmijëve dhe të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës të cilët kanë kryer kundërvajtje ose vepër penale do të parashtrohet parashkresë për kundërvajtje ose kallëzim penal.
Data 09.01.2026
Aktuale
- EMRI/ Arrestohet autori i grabitjes në supermarketin në Yzberisht! Momenti kur 40-vjeçari vihet në pranga
- Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin rreth Kongresit të rregullt
- Do të hap procedurë gjyqësore pas deklaratave të Mickoskit ndaj prokurores Ristoska
- Aleanca për Shqiptarët nis procesin e rindërtimit dhe konsolidimit të partisë para Kongresit
- Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe
- Filipçe: Qeveria teknike nuk duhet të shfuqizohet
- 61-vjeçarja goditet nga automjeti në Petrovec – në gjendje të rëndë
- Aksident i rëndë në Shkup: Goditet 74-vjeçarja në kryqëzim


