FORCAT VULLNETARE SHQIPTARE GOZHDUAN MBI 70 DITË FORCAT PARTIZANE TE GURI I SHPUAR PËR GJATË LUMIT TRESKA
Në këtë kohë ende mbahej pika kufitare në Tasjan të Shkupit (Gjorçe Petrov. Më 12 nëntor në Tasion ishin edhe kreu i luftës: Xhema, Arifi, Mefaili, Nevzat Roshi, Selman Shehapi e tjerë. Më 12 nëntor forcat partizane rrethuan Shkupin dhe me 13 nëntor e morën pa luftë, pasi forcat bullgare u tërhoqën pa rezistencë. Pas marrjes së Shkupi forcat partizane u përqendruan në drejtim të lumit Treska, për të sulmuar në drejtim të fshatrave të Dervenit për të hy në Tetovë. Beteja e fundit zgjati mbi pesë ditë resht, forcat partizane nuk mund të depërtonin në territorin e lirë shqiptar. Beteja apo luftëra më të mëdha janë (zhvilluar apo janë në fshatin Matkë, Gllumovë, te ura mbi Shishovë dhe në Draçe apo që shpesh herë njihet në popull si beteja e Lubinit. Burgu i adaptuar të cilin e shfrytëzonin forcat vullnetare për ushtarët zënë rob dhe bashkëpunëtorët e tyre komunist. Ky burg i improvizuar ishte instaluar në fshatin Gllumovë te xhamia e vjetër, roje burgu ishte Hajrun Bilalli. Shok i ngushtë i Mehmdali Kapedanit dhe Abedin Sallai një trim i pashoq.
Rafiz Ameti tregoi heroizëm të pashoq te beteja e Draçes, ku partizanët patën humbje të mëdha. Ndërsa koordinator përgjegjës për opercinet luftarake ishte Aziz Shabani. Ky pas luftës u burgos në Monopol të Tetovës., sot e kësaj dite nuk i dihet vari. Në këto beteja u dalluan: Nga fshatrat e Dervenit u dalluan. Afet Mazllami, Hasan Sulejmani, Kasam Rustemi, Shefket Feleku, Faik Shaqiri Rustem Abazi, Mefail Gollgani, Ferat Ismaili, Raif Sallai, Vehap Tosumi, Nexhip Azizi, Faik Aliu, Memish Kapetani, Daim Kopanica, Bajram Çilafi nga Sullarja e Poshtme. Ku më pas në ndihmë do të vijë edhe Asllan Satapetka së bashku me një grup ushtarësh dhe do të dëbojnë komunistit deri te guri i shpuar ku edhe “”Asllani do të bije dëshmorë”.
Pasi kjo luftë do të zgjat më shumë se 3 muaj banorët e fshatit Satapetk do të në shpërngulen në Gërçec. Në këto beteja do të marrin pjesë edhe Hasan Basaçi nga fshati Çiflik i Shkupit. Në këtë monografi kushtuar Memedali Kapedanit, me siguri do ta plotësojmë një zbrazëtirë të Historiografisë sonë kombëtare dhe do të mundohemi ta plotësojmë me të gjitha ato figura që dhanë kontributin e tyre në këto beteja ku morën pjesë aktive të gjitha fshatrat e Dervenit.
Çeta ishte zgjëruar dhe kënga e dikurshme kem një u bëmë dy, tani numeronte mbi 300 trima kush me pushkë e kush me sëpatë. Afet Mazllami i Çajlanës mobilizonte pjesën e NDSH-së ndërsa Daim Kopanica pjesën e Ballit Kombëtar. Në këtë betejë do të veçojm: Daim Isë Arifi, Shefket Goge Arnaqia, Rafiz Isë Arifi nga Kopanica, Mefail Gollgoni nga Semenishti, Shaban pelivoni nga Setapetka, Shefket Latifi nga Gërçeci, Bajrom Çilafi, Asllan Setapetka, Hasan Bacaçi, Vehap Tosumi, dhe shumë të tjerë. Këto të dhëna për historianin Qerim Lita i dëshmon edhe vet Shaban Pelivani nga Stambolli i Turqisë.
Rapsodët edhe sot ua këndojnë këngën:
BALLISTËT E DËRVENIT
Ky Dërveni, grykë me emën
N’Dardani është i përmendun
Ndër beteja e n’rrafsh kuvendi
I këndohet kënga rend për rendi
Burra trima krejt me plisa
Komandant Daim Kopanica
Shokët e ballit i kish me veti
Si Kasomi edhe Shefketi
N’kep t’shishovës kanë zënë prita
Po luftojnë me komunista
Mitralozit i ndëgjohet zani
N’dor e mban Shaban pehlivani
Djemt e ballit me besë të Zotit
I dalin zot gjithmonë vatonit
Kanë luftue me kon Shypni
Mos me mbet ky vend ndër shki
Me nderime i kujtojm
Edhe këngën ua kendojm
Zoti për këta past ramet
Kanë luftue për komb të vet
Beteja e Treskës ishte triumfi mbi fitoren dhe likuidimin e dy batalioneve dhe tre çetave partizane. Nga ky moment vullneti dhe morali ishin në nivel tepër të lartë. Por me rëndësi është se edhe banorët e trevave shqiptare i mbështetnin luftëtarëët e ballit kombëtar dhe ishin kundër të kuqit, siç i quanin komunistët bollshevik. Faktet historike tregojnë dhe dëshmojnë se po këta forca të ballit kombëtar e çliruan Shkupin nga fashistët bullgar.
Burimi : Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili
Dhe Nga Libri:Mikrotoponimia e Karshiakes Se Shkupit – Edicioni I Dyte.
Nga Prof.Xhemaludin Idrizi.