Përparim Rama shpall fitore në Prishtinë: Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve
Përparim Rama nga LDK ka shpallur fitore në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo fitore është e gjithë banorëve të Prishtinës.
“Vota juaj tregon se jemi të emancipuar për të dashtë të mirën për komunën. Përgjegjësinë do ta marr për aq herë më shumë sesa privilegjet. Unë, Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, zotohem do të jem kryetar i të gjithëve. Ju që jetoni këtu, që punoni, që vini e do të ktheheni”, tha Përparim Rama.
AI tha se kjo është fitore e punës e përkushtimit e guximit.
“Ju jap fjalën se çdo ditë do të punojë për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, tha më tej Rama.