Karavani i kandidatit për kryetar komune të Tetovës Vullnet Murseli nga rradhët e opozitës shqiptare ASH-AAA sot takuan banorët e fshatit Vejcë të Malsisë së Tetovës.
Kandidati Murseli i shoqëruar nga Lideri i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i AAA-ës Afrim Gashi para banorëve të Vejcës tha se:
Vullnet Murseli:
Për këtë pjesë të malësisë do të ndërtojmë edhe sallë. Sa i përlet programit ne duam të zhvillojmë edhe turizmin malor për 12 muaj. Si komunë do të angazhohemi që për vizita të turistëve të shfrytëzohet edhe Vejca, ta lidhim me Kosovën që të vijnë turistë edhe nga Kosova. Këtu shifet se pushteti aktual nuk ka punuar asgjë për Vejcën. Për ne malësia do të jetë prioritet, pasi edhe në fshatrat tjerë gjendja është e rëndë.
Muzafer Etemi
Unë një gjë nuk mund ta kuptoj, me çfarë vijnë pushtetarët aktual në Vejcë, me automjete apo me helikopter. Unë e dij se jeta në këto fshatra është e vështirë. Duke ardhur këndej ndalova dhe mora një mollë, kishte shije të veçantë, përse të mos kultivohet molla në këtë zonë. Ne duhet të shohim se si mund të zhvillohet ky sektor, duhet dëshirë, vullnet dhe vendosmëri. Unë kam pasur dëshirë dhe kësaj gare i kam hyrë me synimin për të pasur kujdes të veçantë për malësinë. Duhet të kemi kujdes, tani nuk duhet të gabojmë, andaj votoni numrin 6 që ta keni jetën më të mirë.
Ziadin Sela
Zgjedhjet e kanë këtë parafushatën që kandidatët të përpilojnë programin. Unë si kryetar partie insistoj që premtimet të jenë të realizueshme. Oponentët tanë nuk kanë mbajtur asnjë nga premtimet në Qeveri. Ne u zotuam për ligjin për shtetësi dhe e vendosëm kusht dhe e bëmë. Pse e them këtë, sepse ne duam të vendosim standard në politikë. Standardi jonë është fjala e mbajtur. Nëse i shihni komunat më transparente janë komunat e udhëhequra nga Aleanca për Shqiptarët e nëse i kërkoni komunat më jo transparente dhe të zhytura në borxh do ti gjeni komunat e BDI-së. Ata erdhën në pushtet me luftën e vitit 2001, duke thënë se kanë sjellë lirinë, ndërsa sot pas 20 viteve nëse kthehemi e shohim se 200 mijë shqiptarë e kanë lëshuar vendin. Çfarë lirie paskeni sjellë, për ti larguar njerëzir nga shtëpia e tyre dhe për të marrë rrugën e mërgimit? Ne duhet të angazhohemi që ta sjellim shpresën, ndryshimi sjell shpresë dhe më tepër demokraci. Tetovës fatkeqësisht i përsëriten fatkeqësitë, ndodhin vërshime që shkaktojnë viktima, na ndodhi tragjedua e fundit në spitalin modular dhe ata gjithmonë thonë ishte fatkeqësi natyrore. Nuk është fatkeqësi natyrore por duhet përggjegjësi njerëzore.